Ambasadorja shqiptare në Gjermani organizon takim me komunitetin në Berlin

Në ambientet e ambasadës shqiptare në Berlin u mbajt një takim mes ambasadores dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar që jetojnë në Gjermani. Diskutimet u fokusuan te sfidat me të cilat përballen shqiptarët jashtë vendit, përfshirja e tyre në jetën kulturore dhe politike të vendlindjes si dhe nevoja për krijimin e programeve për edukimin e brezave të rinj në gjuhën shqipe.